Henry: Jemi duke pritur shumë nga PSG

Futboll

Henry: Jemi duke pritur shumë nga PSG

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:13
Lionel Messi dhe Thierry Henry

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry diskutoi për yllin e PSG-së, Lionel Messi.

Argjentinasi ka zhvilluar tre ndeshje për PSG-në, por ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit.

Henry ka folur për Messin, derisa theksoi se pret shumë nga gjiganti francez.

“Edhe pse e dini se do jem gjithmonë tifoz i Arsenalit, është fantastike ta shohësh Messin në “Parkun e Princave”.

“Të gjithë duam ta shohim këtë treshe fantastike, me Mbappe dhe Neymar, duke luajtur se bashku dhe treguan gjëra të mëdha në fushë”.

“Jemi duke pritur shumë nga PSG, të gjithë duam që të funksionojë. Sidomos në Ligën e Kampionëve”.

“PSG janë duke iu afruar që dy vite tani. Janë skuadra më franceze që mund ta fitojë dhe ta pasojë Marseille, pas 30 viteve. Do ishte mirë për Ligue 1 dhe futbollin francez”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet kur Messi do arrijë të realizoi golin e parë në fanellën e “Parisienëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat