Thiago Alcantara i pafat, dëmtohet sërish dhe humb dy ndeshjet e radhës

Futboll

Thiago Alcantara i pafat, dëmtohet sërish dhe humb dy ndeshjet e radhës

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:12
Thiago Alcantara

Nuk po shkon aspak mirë aventura e Thiago Alcantarës me fanellën e Liverpoolit. I transferuar te “the reds” verën e kaluar për një shifër prej 30 milionë eurosh bashkë me bonuset, mesfushori spanjoll ka vuajtur dëmtimet e shpeshta.

Pikërisht për këtë arsye, Alcantara ka zbritur në fushë në vetëm 30 ndeshje me Liverpoolin sezonin e kaluar dhe në shumicën e të cilave ka ardhur nga stoli, ndërsa edhe ky vit futbollisti nuk ka nisur aspak mirë për 30-vjeçarin.

Kur dukej se po fitonte besimin e Klopp, dhe u aktivizua për të dytën ndeshje radhazi në Premier League si titullar, mesfushori pësoi një tjetër dëmtim dhe la fushën e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes ndaj Crystal Palace.

Klubi anglez njofton se bëhet fjalë për një dëmtim në pulpë, që do ta lërë brazilianin jashtë fushave për të paktën dy ndeshjet e radhës ndaj Norwichit në Kupën e Ligës dhe Brentfordit në kampionat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat