Napoli fiton me poker dhe merr vendin e parë, shënon edhe Rrahmani

Futboll

Napoli fiton me poker dhe merr vendin e parë, shënon edhe Rrahmani

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 00:46
Foto

Napoli është e vetmja skuadër me pikë të plotë në katër javët e para të Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti fitoi thellë 0-4 në sfidën ndaj Udinezes në transfertë.

Rezultatin e zhbllokoi Osimhen në minutën e 24, ndërsa goli i dytë u shënua nga kapiteni i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani, që në këtë ndeshje luajti që nga minuta e parë.

Në pjesën e dytë, Koulibaly dhe Lozano vulosën fitoren 4-0.

Me këtë trepikësh, Napoli ngjitet e vetme në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë, ndërsa Interi dhe Milani ndjekin me nga 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat