Gjermania apo Kroacia? Talenti i Bayernit zgjedh

Futboll

Gjermania apo Kroacia? Talenti i Bayernit zgjedh

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:07
Gjermania apo Kroacia? Talenti i Bayernit zgjedh

Josip Stanisjiq zgjedh Kroacinë. Mbrojtësi i talentuar i Bayernit të Mynihut ka qenë në dilemë për të zgjidhur mes përfaqësueses gjermane dhe asaj kroate, por ka vendosur zyrtarisht në favor të kësaj të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që pasi ka takuar trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliq, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Qipros dhe Sllovakisë.

“Familja ime vjen nga Slavonski Brod, një qytet në lindje të Kroacisë dhe është një ëndërr për mua të përfaqësoj vendin tim të origjinës. Federata Kroate e Futbollit dhe trajneri Daliç më kanë kërkuar me ngulm, duke më ofruar një perspektivë mjaft të mirë, ndaj u kam thënë po dhe pres të jap kontributin në fushë sa më shpejt”, deklaroi mbrojtësi 21-vjeçar.

Josip Stanishiq është rritur në ekipet e moshave të Bayernit të Mynihut dhe debutoi me skuadrën e parë sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit e ka nisur mjaft mirë, pasi nën drejtimin e Julian Nagelsmann ka zbritur në fushë në plot 7 ndeshje.

Më herët futbollisti ka veshur fanellën e Gjermanisë U19, por duket se grumbullimi i menjëhershëm në skuadrën e parë të Kroacisë, e ka joshur më shumë sesa të vijonte rrugëtimin e tij me ekipet e moshave te “panzerat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat