Nis nga Korça kampionati më i ri i futbollit amator

Futboll

Nis nga Korça kampionati më i ri i futbollit amator

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:16
Nis nga Korça kampionati më i ri i futbollit amator

Ka startuar në Korçë kampionati më i ri i futbollit amator “FSHF Sunday League Albania 11vs11”.

Është risia e radhës e Federatës Shqiptare të Futbollit që merr udhë këtë sezon me 18 skuadra, të krijuara rishtazi nga futbollistë amatorë, që janë regjistruar dhe që kanë nisur tashmë garën. Ndeshjet luhen me dy pjesë nga 30 minuta secila, drejtohen nga arbitra profesionistë dhe të pranishëm në çdo takim janë mjekët sportiv, ambulanca dhe shërbim të sigurisë fizike.

Çdo ekip, që ka nga 25 lojtarë të regjistruar, mund të kryejë deri në 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje. Kampionati i zonës rajonale të Korçës ka katër grupe, dy nga të cilat kanë nga 5 ekipe dhe dy nga 4 ekipe. Do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje dhe dy ekipet e renditura të parat në grup do të kualifikohen në fazën play-off përmes të cilës do të shpallet edhe kampionia e zonës rajonale të Korçës.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni ishte edhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, i cili shpjegoi rëndësinë e masivizimit të futbollit amator në vendint tonë si edhe u uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse. Në aneksin e stadiumit Skëndërbeu të Korçës janë luajtur këtë të hënë dy ndeshjet e para të këtij kampionati, ndërkohë që do të luhen dy ndeshje në ditë nga e hëna në të enjte.

Në sfidën e parë, Helzag mundi Sportin me rezultatin minimal 1-0, kurse në sfidën e dytë të mbrëmjes Tona u mposht nga Pirgu me rezultatin 0-2. Në ditët në vazhdim do të luhen edhe ndeshjet e tjera. FSHF synon që pas Korçës ky kampionat i ri të shtrihet edhe në zonat e tjera rajonale të Shqipërisë.

“FSHF – Sunday League Albania 11×11”

Java e parë

Helzag – Sporti                                   1-0

Tona – Pirgu                                        0-2

Tresteniku – Bulgareci    21.09.2021, ora 20:00

Voskopi – Ravoniku         21.09.2021, ora 21:00

Qaja – Bracanji                   22.09.2021, ora 20:00

Iron Sharp – 28 Nëntori 22.09.2021, ora 21:00

Voskopoja – Leminoti     23.09.2021, ora 20:00

Dvorani – Francezët        23.09.2021, ora 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat