Betis dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për Sanchezin

Futboll

Betis dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për Sanchezin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:31
Betis dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për Sanchezin

Derbi andaluzian për Alexis Sanchez.

Betis dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e sulmuesit kilen, që për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ka zbritur ndjeshëm në hierarkinë e klubit zikaltër.

Kontrata e Sanchez me Interin skadon në verën e 2023-shit, megjithatë zikaltrit janë gati ta lënë të lirë më herët, me kushtin që të shpëtojnë nga paga e lartë prej 6.5 milionë eurosh në sezon që përfiton kileni.

Pikërisht paga pengon momentalisht kalimin e tij në La Liga, pasi klubet andaluziane nuk janë gati t’i ofrojnë një pagë më të lartë se 3 milionë euro në sezon, më pak se gjysma e asaj që Sanchez merr aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat