Mourinho dëshiron të ribashkohet në Romë

Futboll

Mourinho dëshiron të ribashkohet në Romë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:51
Mourinho dëshiron të ribashkohet në Romë

Jose Mourinho dëshiron ta sjellë në Romë mbrojtësin e djathtë të Manchester Untiedit, Diogo Dalot.

Trajneri portugez është interesuar për bashkatdhetarin e vet për një kohë të gjatë dhe i sheh të nevojshme shërbimet e tij në Stadiumin Olimpik.

Mourinho e kishte shfaqur pëlqimin e tij për Dalotin edhe gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Unitedin dhe e sheh një mundësi për ta marrë atë me zbritje, duke e parë që ai nuk po ka vend në ekipin e parë të Unitedit.

Dalot e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Milani, prandaj ai e bart përvojën e nevojshme në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat