Ironia e Solskjaerit

Futboll

Ironia e Solskjaerit

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:55
Ironia e Solskjaerit

Ole Gunar Solskjaer refuzon që të flasë për shanset e skuadrës së tij për titull këtë sezon duke ironizuar gazetarët se pas humbjes shokuese me Jang Bojsat në Champions në mesjavë, ai ishte nën presionin e humbjes së vendit të punës.

Transferimet e Ronaldos, Varanit dhe Sanços e kanë forcuar shumë Junajtidin këtë sezon dhe norvegjezi do të tentojë ta fitojë trofeun e parë në stolin e “Old Trafford”-it. Solskjaeri u kritikua për zgjedhjet e tij në ndeshjen e parë të Champions-it.

Rio Ferdinand tha se ai duhet të fitojë një trofe këtë sezon ndryshe do të shkarkohet, por Solskjaeri iu përgjigj kështu pyetjes pas fitores ndaj Uest Hemit, nëse skuadra e tij është pretendente për titull:

“Mos më bëni të flas që tani për këtë gjë. Janë luajtur vetëm 5 javë. Një ditë më parë unë isha duke humbur vendin e punës, por kështu është te Junajtidi. Ne i merituam tri pikët. Fusha e Uest Hemit është e vështirë. Për titullin le të flasim në prill dhe maj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat