Simeone: Griezmann do të rikthehet më i fortë

Futboll

Simeone: Griezmann do të rikthehet më i fortë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:26
Simeone: Griezmann do të rikthehet më i fortë

Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone ka treguar përkrahje dyshen sulmuese Luis Suarez dhe Antoine Griezmann pas startit jo të mirë të tyre në sezonin e ri të La Ligas.

Kampioni spanjoll barazoi pa gola me Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së fundit të La Ligas, pak ditë pas një tjetër barazimi pa gola kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Suarez ka regjistruar vetëm një gol në gjashtë paraqitje këtë sezon për Atleticon, kurse Griezmann ende nuk e ka gjetur golin në tre ndeshje për kampionin e La Ligas që prej transferimit të tij nga Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar veror të transferimeve.

“Kam besim të plotë në të gjithë lojtarët e mi. Sigurisht që jam i vetëdijshëm që Suarez është lojtari i fundit që i bashkohet Correas, Trippier dhe Lodit. Këta janë të fundit që na u bashkuan me ekipin në ndeshjet para-sezonale”, tha Simeone.

Pastaj, në ndeshjet me kombëtare, kur ai ishte gati, atij iu desh që të ndalej për shkak të disa problemeve fizike. Tani është normale që atij i duhet pak kohë që ai të rikthehet i gatshëm, por ai do të rikthehet më i fortë, pasi që është një lojtar tejet i rëndësishëm për ne”, shtoi trajneri argjentinas.

Sa i përket Griezmann, Simeone tregoi që ka besim të plotë në cilësitë e tij.

“Kam besim të madh në Griezmann. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë dhe çdo gjë që i kam treguar jam bazuar në paraqitjet e tij, dhe se në cilat aspekte kam dëshirë që ai të përmirësohet”, tha Simeone.

Në xhiron e radhës të La Ligas spanjolle, respektivisht sot, Atletico Madridi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Getafes me fillim nga ora 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat