“Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20 vjeçarin

Futboll

“Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20 vjeçarin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:38
“Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20 vjeçarin

Ylli anglez është duke tërhequr vëmendje nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Gjigandi italian Juventus dhe ai spanjoll Atletico Madridi janë duke e monitoruar situatën e yllit të Arsenalit Bukayo Saka, raporton “Calciomercato”.

Raportohet se “Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20 vjeçarin, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje të re në stadiumin “Emirates” në korrik të vitit 2020, përcjell KosovaPress.

Saka është bërë njëri nga lojtarët kyç të Arsenalit, ku sezonin e kaluar në 46 paraqitje në të gjitha garat regjistroi shtatë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat