Federata norvegjeze ankohet se nuk do të transmetohet ndeshja Kosovë - Norvegji, vjen reagimi nga FFK-ja

Futboll

Federata norvegjeze ankohet se nuk do të transmetohet ndeshja Kosovë - Norvegji, vjen reagimi nga FFK-ja

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:46
Federata norvegjeze ankohet se nuk do të transmetohet ndeshja Kosovë – Norvegji, vjen reagimi nga FFK-ja

Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka arritur që të bëjë marrëveshje për transmetimin e ndeshjes Kosovë – Norvegji, e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës në kategorinë e femrave.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i Federatës së Futbollit të Norvegjisë, e cila e konfirmuar lajmin në fjalë, por ende jo edhe FFK-ja.Sipas federatës norvegjeze, FFK-ja është justifikuar për kohjen e zgjedhjeve komunale dhe se të gjitha stacionet televizive janë të zëna, duke mos pasur kohë dhe hapësirë për transmetimin e kësaj ndeshjeje.

Në ciklin eliminator të Kupës së Botës, skuadra nikoqire i ka të drejtat për ndeshjet e tyre.Federata norvegjeze thotë se ka komunikuar vazhdimisht me FFK-në në lidhje me këtë çështje që prej hedhjes së shortit, por që vazhdimisht i është thënë se po “punohet” për këtë punë.

Në pasditën e sotme, federatës norvegjeze i është konfirmuar lajmi se ndeshja nuk do të transmetohet ashtu siç është planifikuar.“Jemi shumë të zhgënjyer që ndeshje nuk do të transmetohet. Nëse do të kishim marrë përgjigjje më herët nga Kosova, do të bënim zgjidhje tjera.

Kjo tani disa orë para ndeshjes është e pamundur”, ka thënë zyrtari për media i federatës norvegjeze, Knut Kristvang.

Federata e Futbollit e Kosovës, e ka demantuar një gjë të tillë.

Maki Bajrami, zyrtare për media në FFK, ka thënë se përfundimisht ndeshja do të transmetohet në RTK 4. “Tani e kemi parë reagimin e federatës norvegjeze, por mund t’ju them zyrtarisht se ndeshja do të transmetohet në RTK 4”, deklaroi Bajrami të martën për FrontOnline. Ndryshe, ndeshja Kosovë – Norvegji luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00 dhe është e vlefshme për ciklin eliminator të Kupës së Botës 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat