Fitorja do të jetë i vetmi rezultat që ka rëndësi për Juventusin

Futboll

Fitorja do të jetë i vetmi rezultat që ka rëndësi për Juventusin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:51
Fitorja do të jetë i vetmi rezultat që ka rëndësi për Juventusin

Asnjëherë si kjo ndeshje, fitorja do të jetë i vetmi rezultat që ka rëndësi për Juventusin, duke kërkuar suksesin e parë në këtë Serie A. Me vetëm 2 pikë pas 4 ndeshjesh, bardhezinjtë mbyllin renditjen. Kundërshtari i nesërm është Spezia e Thiago Motta, përpara “Zonjës së Vjetër” në klasifikimin aktual.

Allegri, në konferencën për shtyp, foli për situatën te Juventus si më poshtë: “Ne kemi nevojë të fitojmë, pastaj ndoshta do t’i shohim gjërat ndryshe. Në pjesën e dytë diçka ndodhi kundër Milanit, që po përsëritet shumë. Ne bëjmë gabime kur ka pak presion. Të flasim për të kaluarën nuk ka më kuptim, por ky Juventus është ndryshe. Pas lojës, shpërthimi im ishte normal. Nuk jam prej hekuri, i përjetoj shumë ndeshjet, edhe pse jam i kthjellët në ato që kërkoj dhe them.

Nesër do të ketë disa ndryshime, disa kanë luajtur për gjashtë ose shtatë ndeshje midis klubit dhe ekipit kombëtar. Spezia nuk ka asnjë presion, luan pa shumë shqetësime. Pastaj, stadiumi atje nuk është kurrë i lehtë. Morata është shëruar, Chiellini është me ethe dhe do të qëndrojë në shtëpi për të qenë i sigurt.

Kushdo që do të luajë duhet të ketë ndjenjë të lartë përgjegjësie. Chiesa dhe De Ligt do të jenë titullarë, do të shohim për të tjerët. Tani për tani, Spezia-Juventus, duke parë klasifikimin, është si derbi për shpëtim në Serie A, pastaj do të shohim. Duhet të jemi realist për gjendjen ku ndodhemi”.

Allegri nuk dëshiron të flasë për të kaluarën, por mendon për ndeshjen e fundit: “Nga minuta e 45-të tek e 52-ta, ne humbëm 8 topa kundër Milanit, e kam riparë me kujdes lojën. Na duhet menaxhim i mirë i topit, ta pasojmë atë saktë.

Ne kemi pasur shanse të mira për finalizim, nuk pashë askënd në veçanti në vështirësi. Bentancur luajti mirë, Rabiot luajti shkëlqyer, por ai duhet të arrijë më qartë në zonën e portës kundërshtare.

Juventusi im ka mbrojtur gjithmonë me katër lojtarë. Mbrojtjet me tre nuk ekzistojnë, skuadrat e ndryshme mbrohen me katër deri në pesë lojtarë. Sepse, nëse luan me tre mbrojtës, në 60 metra je në duart e Krishtit…".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat