U nevrikos me trajnerin

Futboll

U nevrikos me trajnerin

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:02
U nevrikos me trajnerin

Aventura e re e Lionel Mesit te PSG nuk ka nisur sipas pritshmërive.

Argjentinasi ka luajtur ndaj tre kundërshtarëve që në letër nuk mund të krahasoheshin me gjigandët francez, madje ishin shumë modest, por pa arritur që të shënojë.

Gjithçka kulmoi në ndeshjen e fundit me Lyon.

Trajneri Pochetino mori përsipër përgjegjsinë dhe veproi si askush tjetër ndaj Mesit, duke e zëvendësuar për vendime taktike.

Argjentinasi nuk e priti aspak mirë dhe refuzoi që t’i jepte dorën trajnerit, ndërsa edhe në momentin e shënimit të golit nga Icardi në mintuën e fundit, ishte i vetmi që nuk iu gëzua fitores.

Ndërkohë një raportim i ri vjen nga Franca. Mesi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Metz pasi është dëmtuar në gjurin e majtë dhe kërkon 48 orë mbikëqyrje nga mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat