Iniesta jep lajmin e madh: Xavi është gati

Futboll

Iniesta jep lajmin e madh: Xavi është gati

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:19
Iniesta jep lajmin e madh: Xavi është gati

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka pohuar se bashkëlojtari i tij dikur te Barcelona dhe legjendë e klubit po ashtu, Xavi Hernandez është gati të ulet në stolin e katalanasve.

Barcelona nuk është duke kaluar kohë të mirë me Ronald Koeman, teksa dje barazuan me Granadan.

Me ekipin momental dhe mënyrën si janë duke zhvilluar ndeshjet, gjasat që të fitojnë trofe këtë edicion janë vërtet të ulëta.

Sidoqoftë, Iniesta mendon se Xavi është gati ta zëvendësojë Koemanin në stolin e Barcelonës.

“Xavi Hernandez gati për Barcelonën? Mendoj që po. Nëse më pyesni, unë e imagjinoj Xavin në stolin e Barcelonës”.

“Mbi të gjitha sepse është përgatitur dhe stërvitur që të jetë i Barcelonës. Ka besimin për të marrë këtë sfidë”, deklaroi ai për Goal.

Ndërkohë, dy ndeshjet e radhës ndaj Levantes dhe Cadizit janë vendimtare për të ardhmen e Koemanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat