FIFA dënon Hungarinë për racizëm, ndaj Shqipërisë luhet pa tifozë në Budapest

Futboll

FIFA dënon Hungarinë për racizëm, ndaj Shqipërisë luhet pa tifozë në Budapest

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Një lajm fantastik për Shqipërinë. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Hungarisë pa tifozë në “Puskas Arena” më 9 Tetor në një ambient shumë elektrizues për shkak të tifozllikut të nxehtë të tifozëve vendas dhe kjo do të jetë një plus i madh për ne, shkruan Ora News.

Ndeshja pa tifozë e sfidës eliminatore të Botërorit vjen pas FIFA ka dënuar Hungarinë me 2 ndeshje për shkak të sjelljes raciste të tifozëve vendas ndaj lojtarëve të Anglisë në ndeshjen e fundit në Puskas Arena në 2 Shtatorin e kaluar.

Komisioni i Disiplinës në FIFA vendosi sot që Hungaria të ndëshkohet me një gjobë 200 mijë franga dhe me dy ndeshje pezullim, njëra prej të cilës me kusht, që do të thotë praktikisht Hungaria do të luajë vetëm një ndeshje pa tifozë, dhe do të jetë ajo ndaj Shqipërisë më 9 Tetor.

Me fat duhet thënë kjo për Shqipërinë kur kujtojmë që jemi në vendin e dytë të Grupit I dhe duke qenë se luajmë në një stadium të boshatisur, shanset për rezultat pozitiv janë edhe më të mëdha për kuqezinjtë e Rejës.

"Pasi kemi analizuar dhe marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, në veçanti seriozitetin e incidenteve të vëzhguara (fjalë dhe veprime raciste, hedhje objektesh, përdorimi i pajisjeve piroteknike, bllokimi i shkallëve), komiteti vendosi që Hungaria do të luaj dy ndeshjet në shtëpi (për garat e FIFA-s) me dyer të mbyllura, ndeshja e dytë shoqërohet me një pezullim me kusht dy-vjeçar. Ne dënojmë fuqishëm dhe me vendosmëri të gjitha format e racizmit dhe dhunës, si dhe çdo formë tjetër diskriminimi ose abuzimi. FIFA në politikën e saj ka tolerancë zero përballë sjelljeve të mjerueshme që prekin futbollin", shkruhet në reagimin dhe njoftimin nga FIFA, ne vendimin ndaj Hungarise. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat