Reprezentuesi i Kosovës në krye me Mbappen

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në krye me Mbappen

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:46
Reprezentuesi i Kosovës në krye me Mbappen

Elbasan Rashani po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin francez.

Sulmuesi i Kosovës  ka qenë protagonist i Clermont në disa sfida, duke i dhënë pikë mjaft të vlefshme në këtë fillim sezoni.

28-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist në 6 sfidat e para në Ligën e Parë franceze.

Me këtë fillim të jashtëzakonshëm, Rashani ka lënë pas edhe yjet e mëdhenj të PSG.

Aktualisht, Rashani është në vend të dytë në renditjen e golashënuesve në Francë, ku vetëm Mbappe ka bërë më mirë se ai. Sulmuesi francez ka shënuar po aq sa Rashani, por ka dhënë 2 asiste shumë se ai, duke u pozicionuar në vend të parë.

Për të arritur këto shifra, 22-vjecarit i janë dashur plot 520 minuta, dy herë më shumë se dardani që ka luajtur vetëm 235 minuta.

Megjithatë, në rast se Rashani gjen rrugën e rrjetës këtë mesjavë ndaj Rennes, atëherë ai do të parakalonte edhe yllin e PSG, pasi sulmuesi francez nuk mund të luajë për shkak dëmtimi.

Me këtë paraqitje, 28-vjecari ka lënë pas yje si Lionel Messi, Neymar apo Icardi. “Diamantët” e PSG nuk kanë shfaqur vlerat e tyre deri më tani dhe në renditjen e golashënuesve bën pjesë vetëm Ikardi, ndërsa Messi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Francë me ekipin e ri.

Elbasan Rashani u transferua te Clermont si lojtar i lirë këtë verë nga Erzurumspor dhe me formën e arritur, kosovari e ka dërguan ekipin  e tij në vendin e 6 në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat