Fiorentina-Inter, “Neroazzurrët” kërkojnë kreun e tabelës, formacionet zyrtare

Futboll

Fiorentina-Inter, “Neroazzurrët” kërkojnë kreun e tabelës, formacionet zyrtare

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Java e pestë e kampionatit italian Serie-A e gjen Interin përballë Fioretinës në “Artemio Franchi”.

“Neroazzurrët” nuk e kanë humbur asnjë ndeshje në Serie-A me tri fitore dhe një barazim, andaj kërkojnë tri pikë të reja në ndeshjen e sotme për ta rikthyer vendin e parë në tabelë që momentalisht mbahet nga Napoli me 11 pikë, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe të dy skuadra i kanë publikuar formacionet zyrtare:

Fiorentina: Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Callejon, Vlahovic, Saponara.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Lautaro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat