Ajaxi nuk ndalet në Eredivisie

Futboll

Ajaxi nuk ndalet në Eredivisie

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 21:25
Ajaxi nuk ndalet në Eredivisie

Ajaxi nuk ndalet në Eredivisie, me “Harkëtarët” që triumfuan  përballë Fortuna Sittard, në transfertë me rezultatin 0-5. Skuadra e Ten Hag është një makineri perfekte golash, duke mos u ndalur edhe në javën e gjashtë të kampionatit, por perveç sulmit edhe mbrojtja tregon një formë të mirë, pasi është ndeshja e 4-t radhazi pa pësuar dhe e 5-ta në total në këtë sezon.

Dominimi i skuadrës nga Amsterdami ishte i dukshëm që në fillim në “Fortuna Sittard Stadion”, teksa goli i parë erdhi pas 11 minutash me Berghuis. Mazraoui dyfishoi pas 16 minutash, ndërsa Tadic tha fjalën e fundit në pjesën e parë në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë i shërbeu Ten Hag për të eksperimentuar, ndërsa vendasit provuan të ndryshonin kurs, por në momentin e tyre më të mirë pësuan golin e katërt  nga Kudus në minutën e 72 dhe pas 5 minutash lojë,

Tagliafico shkundi portën e  vendasve për herë të pestë. 19 gola në harkun e gjashtë ditëve, në dy ndeshjet e kampionatit dhe atë përballë Sporting Lisbone, duke treguar supermacinë dhe forcën e kampionëve të Holandës, që tashmë kryesojnë të e vetëm kampionatin holandez pas 6 javëve të para me 16 pikë, me 27 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

Kundërshtari i radhës për “Harkëtarët” do të jetë Groningeni, të shtunën, për llogari të javës së 7-të, 3 ditë përpara takimit me Besiktasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat