Rashica 21 minuta, Liverpool i fortë për Norwich-in

Futboll

Rashica 21 minuta, Liverpool i fortë për Norwich-in

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:40
Rashica 21 minuta, Liverpool i fortë për Norwich-in

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit në 21 minuta e fundit (69') për Norwich-in, por hasën në lojë shumë të mirë të mysafirëve.

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Norwich-it, në takimin e garës së 16-së së finales së EFL Cup (Carabao Cup).

Vendasit patën rastin më të mirë në minutën e 42-të por futbollisti Tzolis dështoi nga penalltia. 

Minamino (4' e 80’) e Origi (50') shënuan për fitoren e Liverpoolit, e cila u kualifikua në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat