Interi fiton me përmbysje, në krye të tabelës në Itali

Futboll

Interi fiton me përmbysje, në krye të tabelës në Itali

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:41
Interi fiton me përmbysje, në krye të tabelës në Itali

Interi tregoi angazhim e lojë të mirë në përballje me Fiorentinën në stadiumin " Artemio Franch", duke shënuar fitore me rezultat 3:1. 

Zikaltrit fituan me përmbysje, duke importuar tre pikë, të cilët  momentin janë lider në Serie A. 

Sottil në minutën e 23-të kaloi në epërsi Fiorentinën. 

Në pjesën e dytë, kampioni ashtu si i ka hije shumë shpejt shënoi pikërisht në minutë e 52-të me golin e Darmian. 

Pas tre minutave (55') boshnjaku Dzeko shënon dhe kroati Perishiç vulosi fitoren (1:3).

Fiorentinës iu vështirësuan punët në minutën e 79-të kur mbeten me një lojtar me pak, Gonzalez përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

Pas javës së pestë, Interi kryeson me 13 pikë dhe Fiorentina është në vend të gjashtë me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat