Manchester City e do yllin uruguaian të Benficës

Futboll

Manchester City e do yllin uruguaian të Benficës

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:17
Darwin Nunez.

Manchester City thuhet se është i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin e Benficës, Darwin Nunez.

Pasi i thanë lamtumirë golashënuesit më të mirë në histori Sergio Aguero, pritej që City të shpenzonte para në afatin veror për një sulmues tjetër.

Sidoqoftë, Pep Guardiola vendosi që këtë buxhet a përdor te Jack Grealish nga Aston Villa, mesfushor i kualitetit të lartë.

Por, duke marrë parasysh sa i është nevojitur Cityt këtë sezon një qendërsulmues, klubi anglez do provojë në afatin veror të marrë një qendërsulmues.

Sipas Todo Fichajes, kampioni i Anglisë është i fokusuar te ylli i Benficës, Darwin Nunez.

Man City është duke shikuar mundësinë të largojë Bernard Silvan dhe pastaj të ofrojë 50 milionë euro për uruguaianin.

Kjo vlerë do jetë e mjaftueshme ta bind klubin portugez për shitjen e Nunez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat