Brojës i ndodh gjithçka

Futboll

Brojës i ndodh gjithçka

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:29
Brojës i ndodh gjithçka

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja zbriti titullar mbrëmjen e sotme me fanellën e Sauthemptonin në sfidën ndaj Shefildit të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Anglisë.  

20 vjeçari u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, teksa skuadrat iu drejtuan penalltive.

Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e 3-të, por sulmuesi i Kombëtares gaboi duke e dërguar sferën në duart e portierit.

Por në fund Sauthemptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej në raundin e 1/8-ve në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat