Atletico Madrid dje mori pikët e plota në udhëtim te Getafe.
Në këtë takim ylli i ndeshjes ishte Luis Suarez që realizoi dy herë për ta përmbysur rezultatin nga 1 – 0 në 1 – 2.
Suarez shënoi 21 herë edicionin e kaluar, por këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë.
Sidoqoftë, uruguaiani ka folur për kritikat e mëdha, por beson që do vazhdojë të kalojë formë të mirë.
“Mendoj se duhet të mësohemi të jetojmë me kritikat. Unë asnjëherë nuk i zbres krahët, do kuptoni se nuk jetojë nën kritika dhe gjitashtu nuk i besoj komplimenteve më të mira në botë”.
“Kështu punoj unë. Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, ndonjëherë jo siç do doja unë, por jam duke e shijuar momentin”.
Ndërkohë, Suarez do riktakohet me klubin e vjetër, Liverpool në kuadër të kualifikimeve për LK.