Allegri: Duhet të jemi realistë

Futboll

Allegri: Duhet të jemi realistë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:37
Allegri: Duhet të jemi realistë

Juventusi që akoma nuk e ka gjetur formën e tyre të mirë në këtë sezon, nesër përballet me Spezian, një sfidë tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që aktualisht ndodhen në zonën e rrezikshme.

Trajneri i torinezëve, Massimiliano Allegri tha se se ndeshja e ardhshme e ligës vlen gjashtë pikë, pasi që skuadra e tij deri tash ka vetëm dy pikë dhe renditet e 18-ta.

“Duke parë situatën aktuale në tabelë, ndeshja mes Juventus dhe Spezia vlen gjashtë pikë në ‘luftën’ për mbijetesë”, tha Allegri.

“Ne duhet të jemi realistë, në këtë moment nuk mund të flasim për objektivat tona”, theksoi strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat