Liverpool si Reali, me Anfield të ri

Futboll

Liverpool si Reali, me Anfield të ri

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:49
Liverpool si Reali, me Anfield të ri

Stadiumi legjendar Anfield Road, i 3-ti për nga madhësia në Premier League do  t’i futet rikonsturksionit.

Anfield do të jetë në gjendje të presë 61,000 spektatorë nga sezoni 2023/24, që përfaqëson një rritje me 7,000 vende të tjera. Këshilli Bashkiak i Liverpoolit i ka dhënë dritën jeshile grupit të udhëhequr nga Jurgen Klopp për të filluar punimet, të cilat do t’i lejojnë ‘të kuqtë’ të ruajnë atmosferën e tyre mitike dhe të jenë më imponues nëse është e mundur, marrë nga Marca.

Klubi po planifikon një ceremoni hapse për rimodelimin për javën e ardhshme dhe ka avancuar që punimet do të kryhen në të njëjtën kohë me zhvillimin e sezonit, siç ka bërë Real Madrid me Bernabeun.

Me këtë zgjerim, Anfield do të bëhet stadiumi i tretë me kapacitetin më të lartë në Premier League me 61,000 vende, prapa vetëm Old Trafford dhe Tottenham Hotspur Stadium. Klubi ka njoftuar se dizajni i ri do t’i lejojë Liverpoolit të krijojë 400 vende pune, përveç 2,200 punonjësve që klubi ka në ditët e ndeshjeve.

Punimet ishin planifikuar që nga viti 2014, megjithatë, nuk ka qenë deri tani që Këshilli Bashkiak ka dhënë miratimin e tij, pas dy fazave të konsultimit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat