Ku do të zhvillohet ndeshja Drita - Gjilani?

Futboll

Ku do të zhvillohet ndeshja Drita - Gjilani?

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:07
Ku do të zhvillohet ndeshja Drita - Gjilani?

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, Drita – Gjilani pritet që të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje luhet më 26 shtator dhe i takon xhiros së gjashtë së Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të luhet në Prishtinë pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e derbit pasi që është duke u riparuar.

Lajmi konfirmohet nga “Radio Star Gjilan”. Në këtë edicion për shkak të masave anti-Covid po lejohen vetëm 5 përqind e publikut në stadiume.
Drita në derbin ndaj Gjilanit është skuadër nikoqire.

Këto skuadra në këtë edicion e synojnë titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat