Matthaus: Ronaldo bëri mirë që iku nga Italia

Futboll

Matthaus: Ronaldo bëri mirë që iku nga Italia

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:36
Matthaus: Ronaldo bëri mirë që iku nga Italia

Janë dhënë çmimet “Giacinto Façhetti”, një legjendë e paharruar e Interit gjatë shekullit të kaluar. Në ceremoni nuk mund të mungonte një yll i futbollit që ka bërë shumë si me zikaltrit, ashtu edhe me kombëtaren gjermane.

Bëhet fjalë për Lotar Matthaus, i cili në mbyllje të eventit ka dhënë edhe një intervistë për “Tuttosport”. Që nga emëruesi i çmimit e deri në gjendjen aktuale të skuadrës nuk kanë munguar komentet e 60-vjeçarit që tashmë zhvillon një rol opinionisti në atdhe.

A bëri mirë Ronaldo që la Juven për Manchester Utd?

"E vlerësoj sepse nuk bëri diçka normale apo të thjeshtë. Është pjesë e kampionatit më cilësor në botë dhe ka shënuar deri tani katër gola. E kuptoj zgjedhjen e tij dhe mendoj se ka bërë mirë", ka thënë Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat