Koeman: Klubi është në rindërtim e sipër

Futboll

Koeman: Klubi është në rindërtim e sipër

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:02
Koeman: Klubi është në rindërtim e sipër

Pas rezultave jo të mira të Barcelonës, kanë filluar të dalin në qarkullim emra për pasuesin e holandezit ku nuk mungojnë emri i Roberto Martinez apo Xavi Hernandez.

Megjithatë, Koeman në prag në ndeshjes ndaj Cadiz ka folur vetë. Ai tha se klubi është në rindërtim e sipër pa qënë nevoja të bësh investime të mëdha dhe kjo kërkon kohë.

“Klubi është me mua si trajner. Në një situatë rindërtimi, situata financiare lidhet me performancën sportive dhe anasjelltas.

Kjo do të thotë që si ekip duhet të rindërtojmë pa qenë në gjendje të bëjmë investime të mëdha financiare. Kjo kërkon kohë”, tha Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat