Edhe Klopp në plan të Barcelonës?

Futboll

Edhe Klopp në plan të Barcelonës?

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:12
Edhe Klopp në plan të Barcelonës?

Krerët e klubit të Barcelonës raportohet se janë vënë në kërkim të një trajneri të ri.

Dhe, sipas “Dail Express”, Barcelona ka vënë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, në listën e ngushtë të tre trajnerëve për ta zëvendësuar Ronald Koeman.

Barça thuhet se do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 10 milionë funtash, nëse shkarkojnë Koemanin.

Megjithatëm kjo nuk i ka ndaluar katalunasit të hartojnë plane për dëbimin e holandezit.

Sipas raportimeve, në listën e ngushtë të trajnerëve që klubi i dëshiron për ta zëvendësuar trajnerin e tanishëm, janë Jurgen Klopp, Erik ten Hag dhe legjenda e klubit, Xavi.

Ndryshe, Ronald Koeman është trajner i Barcelonës që nga viti 2020. Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi Kupën e Spanjës, zuri vendin e tretë në La Liga dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 finale.

Në këtë sezon Barcelona ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e para në La Liga, teksa renditet e teta me tetë pikë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat