Onana kërkohet me ngulm nga dy klubet italiane

Futboll

Onana kërkohet me ngulm nga dy klubet italiane

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:36
Onana kërkohet me ngulm nga dy klubet italiane

Portieri i Ajaxit, Andre Onana kërkohet me ngulm nga dy klubet italiane, Inter dhe Napoli.

Onana ishte për nëntë muaj i pezulluar nga futbolli shkaku i dopingut, që do ta lërë jashtë fushës deri në fundin e vitit 2021.

Kameruni do rikthehet te Ajax gjatë nëntorit, por pritet të largohet në afatin dimëror ose kur t’i skadojë kontrata në verën tjetër.

Sipas Calciomercato, Inter dhe Napoli janë të interesuar për nënshkrimin me 25-vjeçarin gjatë afatit veror të radhës.

Pavarësisht që kampioni i Seria A është favorit, Napoli do kërkojë zëvendësim për David Ospinan.

Arsenal në të kaluarën gjithashtu ka shprehur interesim për ish ‘gardianin’ e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat