Berisha: Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty

Futboll

Berisha: Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:56
Berisha: Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty

Prishtina ka prezantuar sulmuesin Besart Berisha.

Berisha fillimisht falënderoi presidentin e klubit, Remzi Ejupi për ofertën, derisa zbuloi se ishte dëshira e tij që të luajë në Superligën e Kosovës.

““Lidhja financiare nuk ka qenë në pyetje, qëllimi im ka qenë të vij aty ku kam bërë hapat e parë.

Këtu kam lindur dhe e kam në zemër, sa të kam në forcë dua që të kontribuojë. Për financa nuk kam ardhur këtu, arritjet që i kam bërë jashtë do i bëjë këtu, do i ndihmoj lojtarëve të rinj dhe nuk kam ardhur për kontratë”.

Në fund, Berisha u shpreh se synon të fitojë trofe dhe të shënojë shumë gola në fanellën “Bardhëkaltëre”.

“Ka rëndësi për mua të fitojë tituj dhe të shënojë gola, që është puna ime. Por, për mua rëndësi shumë të madhe ka të fitojë trofe me këtë klub”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat