Chelsea dëshiron ta sigurojë të ardhmen

Futboll

Chelsea dëshiron ta sigurojë të ardhmen

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:17
Chelsea dëshiron ta sigurojë të ardhmen

Chelsea dëshiron ta sigurojë të ardhmen e disa prej lojtarëve kryesorë të klubit, duke iu ofruar marrëveshje të reja.

Marrëveshjet e reja për Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger janë afër përmbylljes dhe pas tyre klubi dëshiron të nënshkruajë kontrata të reja edhe me tre futbollistë të tjerë.

N’Golo Kante dhe Jorginho janë futur në dy vitet e fundit të kontratave të tyre përkatëse me klubin, derisa Mason Mount pritet të shpërblehet pasi është shndërruar në futbollist kyç për klubin dhe kombëtaren.

Christensen dhe Rudiger janë pajtuar me klubin për marrëveshje afatgjate, me kërkesë të trajnerit Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Chelseat do të përpiqen ta bëjnë të njëjtën gjë edhe për Kanten, Jorginhon dhe Mountin, sapo dy mbrojtësit në fjalë t’i nënshkruajnë kontratat e reja.

Pra në radhë për kontrata afatgjate në Stamford Bridge mbesin treshja e pazëvendësueshme e mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat