Puyol motivon tifozët e Barcelonës

Futboll

Puyol motivon tifozët e Barcelonës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:40
Puyol motivon tifozët e Barcelonës

Barcelona është duke kaluar një moment të vështirë pas largimit të Messit. Ish-kapiteni legjendar, Carles Puyol ka motivuar tifozët e klubit katalanas.

“Blaugranët”, aktualisht ndodhen në pozitën e tetë në La Liga, ndërsa edhe në Ligën e Kampionëve nuk janë aspak mirë pasi janë mposhtur 3-0 nga Bayern Munich në ndeshjen e parë.

Pas formës së dobtë është duke u diskutuar seriozisht shkarkimi i trajnerit Ronald Koeman.

Ish-kapiteni legjendar i klubit, Carles Puyol ka ‘motivuar’ fansat e Barçës përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Këto nuk janë kohë të lehta, por vetëm nëse qëndrojmë së bashku dhe mbështesim ekipin, do të jetë më e lehtë të ecim përpara. Visça el Barça, gjithmonë”, shkroi Puyol në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat