Kastratin po e tregon formën te Legia

Futboll

Kastratin po e tregon formën te Legia

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:03
Kastratin po e tregon formën te Legia

Legia e Varshavës ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në Kupën e Polonisë.

Skuadra kryeqytetase ka mposhtur me shifrat 1-3 Vigri Suvalkin. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe Lirim Kastrati, i cili po përshtatet mjaft mirë në radhët e Legias.

Në minutën e 65, portieri kundërshtar gabon në të njëjtën mënyrë si Alban Hoxha, duke mos arritur të largojë dot topin nga zona e tij.

Presioni i bërë nga Kastrati rezultoi i suksesshëm, teksa topi përplaset në trupin e tij e më pas ndalet në rrjetë.

Për herë  të parë sot luan titullar edhe Jurgen Çelhaka, i cili ka lënë përshtypje pozitive. Mesfushori shqiptar ka bindur me paraqitjen e bërë në fushë, duke i treguar trajnerit se blerja e tij ishte një vendim i duhur. Ndërkohë Muçi është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe impakti ka qenë pozitiv edhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat