Juventusi më shumë mund arriti deri të fitorja e parë në Serie A në futboll.
Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, “Zonja e Vjetër” ka triumfuar në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Spezias.
Për Juven shënuan Kean (28'), Chiesa (66') e de Ligt (72') dhe për Spezian Gyasi (33') e Antiste (49').
Shqiptari Rej Manaj aktivizohet nga minuta e 77-të për Spezian por assesi që të barazojnë rezultatin në duel me "Zonjën e Vjetër".
Juventusi përmirëson renditjen në tabelë, duke u ngjitur në pozitën e 12-të me 5 pikë, ka një më shumë se Spezia që gjendet në vend të 16-të.