Rashani me ekipin e tij pësojnë debakël në Kampionatin e Francës 

Futboll

Rashani me ekipin e tij pësojnë debakël në Kampionatin e Francës 

Nga: K.Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:47
Rashani me ekipin e tij pësojnë debakël në Kampionatin e Francës 

As pesimisti më i madh nuk ka pritur se Clermont sonte do të pëson debakël me rezultat 6:0 në konak të Rennes-it, në kuadër të javës së 7-të të Kampionatit të Francës.

Mbrëmje e keqe për reprezentuesin e Kosovës, Elbasan Rashani dhe ekipin e tij, duke mos arritur që të shmangin këtë humbje të rëndë.

Futbollisti nga Kosova u paraqit titullar por asgjë nuk iu shkoi ndoresh.   

Golat i shënuan Marton (32'), Terrier (36'), Sulemana (55' e 57'), Laborde (64') e Tait (77').

Rennes renditet në vend të dhjetë me 8 pikë, ka një me pak se Clermont që gjendet një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat