Sevilla më e mirë se Valencia

Futboll

Sevilla më e mirë se Valencia

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 23:41
Sevilla më e mirë se Valencia

Sevilla mposhti 3:1 Valencian dhe parakaloi pikërisht Los Che në renditje.

Skuadra andaluziane i shkaktoi humbjen sezonale ekipit të Bordalas pas asaj që pësoi ndaj Realit të Madridit të dielën.

Sfida e Ramon Sanchez Pizjuan u zgjidh shpejt me Sevillan që shënoi tre herë në harkun e 22 minutave të para me Papu Gomez, autogolin e Lato dhe finalizimin e Rafa Mir, ndërsa për Valencian ngushtoi përkohësisht shifrat Hugo Duro.

Sevilla që ka një ndeshje më pak me këtë fitore u ngjit në vendin e 3-të të La Ligas me 11 pikë.

Me Keidi Baren në fushë për 74 minuta, Espanyoli mposhti 1-0 Alaves me një gol të Raul de Tomas me penallti në fillimin e pjesës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat