​Sampdoria-Napoli, formacionet e mundshme

Futboll

​Sampdoria-Napoli, formacionet e mundshme

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Duke synuar që ta vazhdojnë startin pozitivë në Serie A, Napoli do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës së Sampdorias, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të sezonit të ri në Serie A.

Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Napoli e mposhti me rezultat të thellë 4:0 skuadrën e Udineses, kurse Sampdoria shënoi fitore 3:0 kundër Empolit.

Deri tani, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Napoli zë vendin e tretë në Serie A me gjithsej 12 pikë, një më pak se Interi e Milani që gjenden në kuotën e 13 pikëve.

Në anën tjetër, me një fitore, dy barazime dhe një humbje, Sampdoria zë vendin e 12 në tabelë me gjithsej pesë pikë, aq sa ka edhe gjigandi italian Juventus në pozitën e 13.

Sa i përket mungesave të lojtarëve në këtë ndeshje, te Napoli nuk do të paraqiten Demme, Ghoulam, Lobotka dhe Mertens, kurse te Sampdoria do të mungojnë Gabbiadini dhe Ihattaren.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Ekdal, Silva, Damsgaard; Caputo, Quagliarella

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Anguissa, Elmas, Ruiz; Politano, Osimhen, Lozano

18:30 Sampdoria – Napoli (Stadiumi Luigi Ferraris)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat