Mustafi do fitore kundër Barcelonës

Futboll

Mustafi do fitore kundër Barcelonës

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:27
Mustafi do fitore kundër Barcelonës

Shkodran Mustafi nuk e ka filluar mirë aventurën e tij të re në La Liga të Spanjës.

Mbrojtësi shqiptar para pak javësh iu bashkua Levantes si lojtar i lirë, por ai ende nuk ka shijuar fitore me këtë skuadër.

Mustafi konfirmoi se ende nuk është në formën e tij më të mirë, por shpreson të jetë gati për duelin e radhës.

Ndeshjen e radhës Levante e zhvillon të dielën në “Camp Nou” si mysafire e Barcelonës.

Tani është koha të punojmë më shumë në stërvitje dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës. Do të jetë në përballje e vështirë në udhëtim te Barcelona, por edhe ata kanë probleme dhe ne do të shkojmë me synimin për të marrë tri pikët nga kjo ndeshje”, ka potencuar Mustafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat