FIFA ka dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin e Malmos

Futboll

FIFA ka dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin e Malmos

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:14
FIFA ka dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin e Malmos

FIFA ka dhënë dritën e gjelbër për mesfushorin e Mallmos, Erdal Rakip, se mund të luajë për përfaqësuesen seniore të Maqedonisë. I njëjti mund të vesh fanellën e Maqedonisë në sfidat eliminatore të muajit tetor, kundër Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë.

Rakip-i, ka pasaportë të Maqedonisë dhe mund të jetë një përforcim i madh, duke ditur se mund të mungojnë Enis Bardhi dhe Arian Ademi, për shkak të lëndimit.

Kujtojmë se Erdal Rakip është lindur më 12 shkurt të vitit 1996 në Mallme, ndërsa prindërit e tij kanë jetuar në rrethin e Resnjës, para se të kalojnë në Suedi.

Ai ka regjistruar 17 parqitje për Suedinë U17, ndërsa aktualisht me Mallmen luan në Ligën e Kampionëve. Më parë ishte pjesë e Benfikës dhe Kristal Pallasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat