Laporta: Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre

Futboll

Laporta: Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:15
Laporta: Të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre

Joan Laporta iu referua përsëri mëngjesin e sotëm situatës që Barcelona dhe trajneri i saj, Ronald Koeman, po kalojnë. Presidenti i Blaugrana-ve, në një deklaratë për “El Chiringuito”, ka siguruar se “të gjithë janë përgjegjës për veprimet e tyre". Koeman është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të.

"Ne jemi përgjegjës për drejtimin e klubit, kemi më shumë informacion kur marrim vendime dhe duhet të peshojmë gjithçka shumë më tepër.

Për ne nuk është problem të marrim vendime të çfarëdo lloji, dhe nëse ato duhet të merren në një kohë të caktuar, qofshin të çdo lloji: ekonomik, sportiv apo social”.

Trajnerët, jo vetëm Koeman, janë shumë të kushtëzuar nga rezultatet dhe në rastin e Barcelonës kjo vlen më shumë.

Për të ardhmen e Koeman, nëse varet nga rezultati sonte kundër Cadiz, presidenti shtoi: “Ne jemi me trajnerin, ai është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që duam është që gjërat të shkojnë mirë për të. Trajnerët, jo vetëm Koeman , janë shumë të kushtëzuar nga rezultatet. Koeman është trajneri ynë dhe ne jemi me të sonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat