Krasniqi: Nuk është mirë që Sejdi Mërkoja e Gafurr Kabashi, të jenë kryesorë, përse u harrua Skënder Rogova e nuk u ftua Arbon Desku? 

Futboll

Krasniqi: Nuk është mirë që Sejdi Mërkoja e Gafurr Kabashi, të jenë kryesorë, përse u harrua Skënder Rogova e nuk u ftua Arbon Desku? 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:59
Avdi Krasniqi

Që nga muaj gusht ka pakënaqësi dhe ankesa sa i përket organizimit të manifestimit për 30 vjetorin themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndër të pakënaqurit është edhe Avdi Krasniqi, kryetar i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, qysh në periudhën e viteve të 90-ta, ndërsa tani është kryetar nderi i këtij klubi.

Krasniqi tha se nuk është pajtuar me mënyrën se si u mbajt organizimi i këtij manifestimi me 20 gusht të vitit 2021, ku u shënua 30 vjetori i FFK-së dhe futbollit të Kosovës, nga pavarësimi i futbollit ish jugosllav.

Image

Ish kryetari i Feronikelit, i cili i takon gjeneratës së sakrificës, flet për Sejdi Mërkojën, sekretarin e parë të përgjithshëm të FFK-së, Gafurr Kabashi, nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Ademi, kryetar aktual, pse nuk u ftua Arbon Desku, veprimtar e donator i gjeneratën e sakrificës dhe drejtor i KF Dukagjinit dhe Prishtinës në vitet e 90-ta, dhe pse e lëshoi mbledhjen Nexhmedin Bunjaku me 19 gusht të vitit 2021, si u kthye për Gjermani Skënder Selmani.

 “Bota sot”: Duket një hatër mbetje e juaja për manifestimin e 30 vjetorit të themelimit të FFK-së?

Avdi Krasniqi: Nuk më ka mbetur hatëri, përkundrazi kam qenë shumë i gëzuar, duke menduar se edhe pse shumë i vonuar  ky manifestim do të ishte më mirë i organizuar, të ketë edhe mysafirë nderi si psh. Do të ishte nderë që në manifestim të ishte i ftuar mysafir nderi kryetari i Federatës së Shqipërisë dhe kryetari i Federatës së Maqedonisë Veriore. 
Arsyetim: Që të dy kryetarët ja mundësuan kombëtares së Kosovës tē zhvilloi ndeshje në Shqipëri dhe në Tetovë në vitet 1993-1994. 

Një manifestim i tillë do ta dridhte Federatën Serbe të Futbollit, të cilët në vitet 1990-1998 kishin ushtruar terror mbi klubet e Kosovës, duke i larguar ato nga stadiumet dhe  fushat e tyre të futbollit, milicia serbe bënte ndërprerjen e ndeshjeve, arrestonte zyrtarët e klubeve, i maltretonte ata fizikisht e më në fund i dërgonte në burg, siç është rasti burgosjes së Skënder Selmanit, më vonë edhe Avdi Krasniqit në mars dhe prill të vitit 1998.

“Bota sot”: Në manifestimin e 30 vjetorit ishin edhe dy figura kryesore të FFK-së së parë 1991, sekretari i përgjithshëm  Sejdi Mërkoja dhe Gafurr Kabashi, nënkryetar, nuk mjaftoi kjo?

Avdi Krasniqi: Nuk po e kontestojë fare prezencën e tyre, me gjithë atë kam pasur edhe kam respekt.

Si pas mendimit tim nuk ka mjaftuar vetëm prezenca e tyre! Shtrohet pyetja përse këshilli organizativ: Skënder Selmani, Gafurr Kabashi e Nexhmedin Bunjaku, ishin takuar disa herë se si ta organizojnë manifestimin, mirë e ma mirë, aty lindin kundërthënie, Nexhmedin Bunjaku ishte për një manifestim më  mirë të organizuar edhe të vlerësohet si historik sepse  me Pavarësimin e futbollit të Kosovës , shkruhet historia e futbollit të Kosovës, ku më një fjalë pa dëshirën e Serbisë luhej shqip futbolli.

Zotëri Gafurr Kabashi si nënkryetar i parë i pavarësimit të futbollit kishte qenë për një manifestim të zakonshëm pa i dhënë atribute historike me arsyetim se jemi vonuar 30 vjet për një manifestim të tillë. 
Në atë takim lindin kundërthënie, Nexhmedin Bunjaku e lëshon mbledhjen, Skënder Selmani rrugëton për Gjermani.

Çka ndodhi? Gafurr Kabashi e merr përsipër organizimin, mbahet një manifestim i cili çdo gjë mund të quhet por manifestim jo! Shtrohet pyetja përse?

Në manifestim mungojnë shumë figura që kanë merituar të jenë prezent, so psh:
a.) nuk ftohet  Arbon Desku, që ishte motor i financimit të FFK-së  në vitet 1991-1998,

b.) mungojnë kryetarët e klubeve që e kanë mbajt gjallë futbollin, c.) mungojnë donatorët pa të cilët nuk kishte me funksionuar as FFK  e as klubet e futbollit.

D.) Anashkalohet në tërësi Shoqata e Referëve të Kosovës, pa të cilët do të ishte e pa mundur organizimi i garave. Edhe pse ishin prezent disa ish refer, askush nuk e tha një fjalë miradije për ta, e as një mirënjohje publike për referët të ndjerë të cilët nuk janë në mesin tonë , me gjithë respektin për Ismet Sejdiun, që pushkatohet nga milicia serbe, Iljaz Spahiu arrestohet në Kçiç e maltretohet deri në alivanosje, të gjithë jemi dëshmitar të atij arrestimi, Nexhmedin Bunjaku arrestohet në Drenas e për veç maltretimeve fizike ai kërcënohet se nëse edhe njëherë gjendet në Drenas do të dërgohej në burg, pastaj referët e ndjerë

Enver Voca e Agim Hasani, Shinasi Berisha, Bajram Neziri  e shumë të tjerë të gjithë të ndjerë e askush një fjalë miradije për ta, e as për të gjallët që ishin prezent, sikur këta refer të ishin të Serbisë e jo të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre dhe të familjes se tyre. Me një plakat të shkruar me dy - tri fjali nuk mjafton qe të rikujtohet  një histori e futbolli.

Në vend të asaj plakate është dashtë të jenë bustat në bronz të dy kryetarëve të ndjerë të pavarësimit të futbollit: Agim Bytyçi,  kryetar i parë dhe Rexhep Abdullahu, kryetar i dytë që të dy të ndjerë dhe Hero të pavarësimit të futbollit! 

“Bota sot”: FFK është institucioni më i lartë që organizon këso ngjarje e cila nuk i ka anashkaluar figurat kryesore, si Mërkojën dhe Kabashin, dy burrështetasit e FFK-së së vitit 1991-1993. Pse ky zemërim?

Avdi Krasniqi: Përkundrazi respekt për jetë, jo vetëm për këto dy figura eminente, por jo edhe kryedore, nuk kam dëshirë ti anashkaloj dy kryetarët historik Agim Bytyçi & Rexhep Abdullahu, këta ishin kryesorët të cilët kanë mbajt përgjegjësi edhe  kur milicia serbe ndërhynte në FFK, askush nuk ju drejtohej atyre por drejt të kryetarët e FFK-së, vlen të përgëzohet kryetari i ndjerë Rexhep Abdullahu që ishte i shoqëruar në polici disa herë.

Këto dy figura kanë qenë kryesore e pas tyre të gjithë të tjerët pa i anashkaluar klubet e futbollit, kryetarët, donatorët, lojtaret dhe kryesitë të klubeve të gjithë së bashku e jetësuan pavarësimin e futbollit. 

Nuk është mirë që Sejdi Mërkoja e Gafurr Kabashi, të jenë kryesorë, përse u harrua Skënder Rogova, mos vallë është harrua vetëm përse është i ndjerë, përkundrazi respekti më i madh  duhet të jetë për ata që nuk janë në mesin tonë e për të gjithë: lavdi në përjetësi!

Për mendimin tim lista e njerëzve kryesor duhet zgjeruar duke përfshi kryesinë e parë, kryesinë e dytë, të gjitha institucionet sportive, duke mos i anashkaluar klubet, kryesitë e tyre, donatorët e më të shumti lojtarët.
Të gjithë ishin protagonist kryesorë në pavarësimin e futbollit të Kosovës, në jetësimin e atij pavarësimi, mos të anashkalohet një gjë.

Futboll në Kosovë për vitet 1991-1998 është luajt me libreza ku shkruhej Republika e Kosovës, e klubet kanë qenë të detyruara me i pas librezat për çdo lojtar, një njoftim e kam për opinionin sportiv, kryesitë e FFK-së, Klubet e futbollit me kryesi, donator, e lojtar të gjithë ishin në luftë me Serbinë në vitin 1991, jo të armatosur por me top futbolli!

“Bota sot”: Shpesh e thoni se Feronikeli është i pari që i ka prirë pavarësimit të futbollit të Kosovës, në fakt pse u prit Prishtina aq shumë në mesin e muajit gusht të vitit 1991, vendimi i saj?

Avdi Krasniqi: Çdo herë e vërteta i shkakton dhimbje të pa vërtetës!
E kam thënë një të vërtet e do të them çdo here derisa të frymojë në jetë.

Edhe njeherë për media edhe opinionin sportivë.
Fatin e ka pas Ferronikeli si klub i parë të largohet nga garat e ligës serbe, qysh në shtator të vitit 1990, pas xhiros se tretë, ku luhej ndeshja Podrimja e Rahovecit me Ferronikelin, mysafirë, në atë ndeshje sipas deklarimit të kryetarit të ndjerë Jusuf Dobra, dhe sipas deklarimit të trajnerit Mehdi Bucolli, edhe të gjithë lojtarëve, në atë ndeshje është shtruar terror e nuk ka pas të bëjë me ndeshje futbolli, në fushë e për rreth saj, me shirita sigurimi të fushës kanë qenë paramilitar serb, që gjatë tere ndeshjes i kanë mbajtur lojtaret në presion se nëse e fitojnë atë lojë, të gjallë nuk dalin nga stadiumi, edhe në pjesën e dytë derisa lojtarët kanë qenë në pushim, disa nga kujdestaret paramilitar i kanë kërcënuar Ferronikelin se nëse lojën e fitojnë do të mbesin të gjithë në fushë të futbollit.

Çka ndodhi më pastaj Ferronikeli edhe pse ishte ma i mirë, detyrohet ta humb ndeshjen me rezultat 2:1 për vendas. Edhe pse vendasit fituan lojën lojtarët, kryesia e trajneri nuk mbeten pa u maltretuar nga paramilitarët edhe tifozët e pandërgjeshëm.

Ne të kthyer në Drenas, thirret mbledhja urgjente e kryesisë së klubit, kryetari Jusuf Dobra & trajneri Mehdi Bucolli  e paraqesin para kryesisë raportin e ndeshjes, shumë lojtar ishin të maltretuar e hiq ma lehtë nuk kishin kaluar as kryetari e as trajneri, duke e vlerësuar atë gjendje si të jashtëzakonshme, të ftohjes së marrëdhënieve ndërnacionale, Kryesia vendos mos ti vazhdojë garat ma tutje, më një fjalë ti bëj bojkot ligës serbe për t’u luajt shqip futbolli. 

Një xhiro pas Ferronikelit garat i bojkotojnë Ballkani i Suharekës dhe Besa e Pejës.

Klubet tjera e vazhduan atë pjesë të kampionatit deri në qershor të vitit 1991, kur Prishtina lunte në ligën e II të ish Jugosllavisë, ajo largohet nga garat e pas Prishtinës edhe të gjitha klubet tjera, me një fjalë bëhet bojkoti i plotë i ligës serbe e në gusht të vitit 1991, shpallet pavarësimi i futbollit të Kosovës. Ky ishte realiteti i kohës  të pa kohë.

Përse është dashtë të pritet Prishtina duhet ta shpjegojnë zyrtarët e KF Prishtina në komentet e tyre që do japin në postim të kësaj interviste.
 

“Bota sot”: Shumica e akterëve të pavarësimit të futbollit të Kosovës, sot jeni gjallë, për se nuk trajtohet historia ashtu siç është por siç shihet një numër jo edhe i vogël e transmetojnë sipas dëshirave të tyre dhe si iu konvenon?

Avdi Krasniqi: Pyetje shumë me vend.
Në pjesë e madhe e kontribuesve të pavarësimit të futbollit, ndodhen jashtë Kosovës, ata i mbajnë kujtimet e freskëta edhe në postimet e tyre, shkruhet realiteti edhe mbrohet pavarësimi i futbollit prej disa  njerezve të dëgjueshëm, të FFK-së, edhe të tillët mundohen sa më shumë ta minimizojnë pavarësimin e futbollit të Kosovës, duke i shkuar për shtati edhe prijësve të FFK-së, sipas të cilëve ”futbolli i kohës së pavarësimit ishte futboll mahallash pa ndonjë vlerë.

Sipas ish kryetarit të ndjerë Fadil Vokrri edhe kryetarit të tanishëm Agim Ademi, historia e futbollit të Kosovës shkruhet tek atëherë kur pranohet në UEFA  & FIFA, kjo nuk është asgjë tjetër vetëm injorancë, më që as njeri prej kryetarëve nuk ishte pjesë e pavarësimit të futbollit nga Serbia, që të dytë e kanë injoruar edhe po e injorojnë pavarësimin e futbollit si vlerë historike. 

E thash me përgjegjësi të plotë se disa pjesëtar të pavarësimit të futbollit që janë në Kosovë, shumica heshtin sepse janë të shantazhuar, domethënë.  Po që se e tregon realitetin e të kaluarës nuk mund të punosh në organet e FFK-së, në komisione për delegim të referëve, në delegat në ndeshje futbolli etj. pra janë të shantazhuar nga FFK.

“Bota sot”: Njeriu që i ka të gjitha, si sekretar i parë i përgjithshëm i FFK-së, a e keni kontaktuar për 30 vjetorin e pavarësimit të FFK-së?

Avdi Krasniqi: Ndoshta pyetje më e mirë do të ishte: A më ka kontaktuar zotëri Mërkoja ose zotëri Kabashi para mbajtjes së manifestimit, përgjigjja do të ishte jo, asnjëri.

Me ka kontaktuar Rexhep Potoku si anëtar i këshillit organizativ vetëm dy ditë para manifestimi me 18 gusht 2021. 

Kemi fol në FB, edhe më ka njoftuar për një manifestim që do të mbahet në përvjetorin e 30-të, të pavarësimit me 20 gush/2021, edhe më ta nuk kemi mundur me u takuar edhe me tha më që ke qenë kryetar klubi na dërgon menjëherë sonte listën e kontribuesve e Kf Ferronikel duke filluar prej organeve udhëheqëse, kryesisë, donatorëve dhe lojtarëve se të gjithë do të marrin mirënjohje për kontribut një nga një, në rregull e përpilova një listë të gjerë kontribuesish, të cilët e meritojnë nga një mirënjohje. 

I bëra me dije se të gjithë këta duhet të marrin mirënjohje, në mënyrë edhe nëse ndonjë është harruar t’i jepet mirënjohja me vonë. Ja postova në viber Rexhep Potokut.

Të nesërmen me 19 gusht, një ditë para manifestimit më kontaktoi në viber Gafurr Kabashi, e përgëzova për iniciativë e ai më falënderoj për listën e dërguar edhe përkrahjen time dhe premtoj se të gjithë kane mu shpërblye me mirënjohje më së largu një javë.

Çka ndodhi pastaj e ndërron mendimin edhe shkon në Drenas i dorëzon 30 mirënjohje bllanko, ju thotë që  mirënjohjet bllanko jepja kujt të doni. Ky veprim është tragjedi edhe degradim i Logos së FFK-së dhe nënshkrimit të kryetarit të FFK-së që ka lejuar të dalin në qarkullim mirënjohje të tilla. Mirënjohja nga institucioni i futbollit të Kosovës jepet vetëm me një nënshkrim të zotit të shtëpisë edhe me vulën e FFK-së.

Për ne si KF Ferronikel edhe për mua si kryetar klubi i kohës së pavarësimit të futbollit, mirënjohjet e tilla bllanko nuk kanë vlerë, në saje të revoltës sime mirënjohjen time ua kthej FFK-së me protekst se mi keni anashkaluar të gjithë bashkëpunëtorët e mi, kryesi, donatorë e më të rëndësishmit lojtarët, heronjtë e Ferronikelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat