Roma-Udineses, formacionet e mundshme

Futboll

Roma-Udineses, formacionet e mundshme

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Sonte zhvillohen tre përballje në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Skuadra e Romës do ta pret në shtëpi Udinesen sonte nga ora 20:45.

Pas katër xhirove të para, ekipi i Jose Mourinhos aktualisht ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e pestë.

Në anën tjetër, Udinese ka shtatë pikë të grumbulluara në vendin e nëntë.

Roma do të synojë vetëm fitoren në këtë duel pasi vijinë nga një humbje e rëndë javën e kaluar ndaj Veronës 3-2.

Udinese do të mundohet të shkaktojë befasi dhe të marr të paktën një pikë në shtëpi.

Formacioni i mundshëm i Romës: Patricio; Karsdorp, Mancini, Smalling, Calafiori; Veretout, Cristante; El Shaarawy, Pellegrini, Mkhitaryan; Shomurodov

Formacioni i mundshëm i Udineses: Silvestri; Becao, Nuytinck, Samir; Molina, Arslan, Walace, Pereyra, Zeegelaar; Pussetto, Deulofeu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat