Bergomi thumbon Allegrin

Futboll

Bergomi thumbon Allegrin

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:40
Bergomi thumbon Allegrin

Juventus ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat.

Bardhezinjtë, në fakt, kanë mundur 3-2 Spezia-n në transfertë në javën e pestë të Serisë A.

Megjithatë, është bërë fjalë për një sukses që nuk i ka bindur të gjithë ekspertët, mes të cilëve është edhe ish-mbrojtësi i Inter-it, Beppe Bergomi.

“Unë e vlerësoj Allegri-n, por nuk është më momenti për të menaxhuar, tani ka ardhur momenti për të stërvitur”, ka thënë legjenda e Inter-it për Sky Sport.

“Me lojtarët e rinj dhe mesfushën në vështirësi, duhet të japësh diçka.

Këto tri pikë do të japin qetësi, por ai duhet të japë diçka. Ndryshimi mes menaxhimit dhe punës së trajnerit? Kur ke shumë kampionë duhet të tregohesh i aftë në menaxhimin e energjive gjatë javës, sepse ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat