Rrezikon të shkarkohet

Futboll

Rrezikon të shkarkohet

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:45
Rrezikon të shkarkohet

Sipas TodoFichajes, Ronald Koeman do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Barcelonës nëse skuadra katalanase nuk ia del të marrë

Marrëdhënia midis trajnerit dhe Juan Laportas tani është e paqëndrueshme dhe shkarkimi i tij madje është konsideruar para kësaj ndeshje.

“Trajneri varet gjithmonë nga rezultatet dhe loja dhe Koeman e di këtë. Ai do të veprojë si profesionist, do të përpiqet ta kalojmë këtë situatë, e cila është e komplikuar dhe aq më tepër kur vjen puna tek ne”, - tha presidenti.

Roberto Martinez është i preferuari për të marrë timonin e ekipit. Katalanasi tashmë do t’i kishte thënë po Barcelonës dhe pengesa e vetme e mbetur është të kalosh Federatën Belge.

Martinez ka një kontratë deri pas Kupës së Botës në Katar dhe largimi i tij do të ishte i mundur nëse ai depozitonte klauzolën e lirimit prej 1.8 miion eurosh.

Kartat në tavolinë janë të ndryshme dhe e ardhmja e Barcelonës kalon nga ndeshje e sotme edhe pse gjerat do të duhej të ndryshonin shumë që Koeman ta vazhdonte në Camp Nou, pavarësisht rezultatit të sotëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat