Di Salvo në krye të Gjermanisë U-21

Futboll

Di Salvo në krye të Gjermanisë U-21

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:50
Di Salvo në krye të Gjermanisë U-21

Pas 5 vitesh nën drejtimin e Gjermanisë U21, gjatë të cilave fitoi dy herë Europianin e kësaj grupmoshe, trajneri Stefan Kuntz vendosi të japë dorëheqjen, pasi pranoi sfidën të drejtojë përfaqësuesen e Turqisë, ku mori vendin e të shkarkuarit Senol Gunes.

Ndërkohë, Federata Gjermane e Futbollit nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses U21, pasi ka vendosur t’ia besojë drejtimin ndihmësit të Kuntz, 42-vjeçarit Antonio Di Salvo.

Ky i fundit nuk ka asnjë eksperiencë si trajner i parë në CV-në e tij, ndërsa si asistent ka punuar te Bayerni i Mynihut U17 dhe te Gjermania U19, para se të bëhej krahu i djathtë i Kuntz te Gjermania U21 gjatë 5 sezoneve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat