U largua James Rodriguez, Everton synon holandezin e Man.United

Futboll

U largua James Rodriguez, Everton synon holandezin e Man.United

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:08
James Rodriguez

Everton ka arritur të largojë një nga lojtarët më pagën më të shtrenjtë në ekip, James Rodriguez, i cili nënshkroi ditën e djeshme me Al Rayyan.

Duke menduar për forcimin e mesfushës dhe duke parë opsionet në treg, Rafa Benitez i ka vënë sytë tek Donny Van de Beek. Holandezi erdhi si prurje e rëndësishme në Old Trafford, por Solskjaer nuk ka arritur të gjejë vend për të ekip.

Nga bordi drejtues i “Djajve të Kuq”, duke menduar për zhvlerësimin e vlerës së tij, ata do të preferonin t’i japin një rrugëdalje duke vlerësuar edhe huazimin.

Everton u interesua për mesfushorin në ditet e fundit të merkatos që lam pas, por Solskjaer e ndaloi shitjen e tij. Van de Beek dëshiron të luajë dhe Benitez do t’i jepte atij mundësia që ai tani nuk e ka në Manchedter.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, holandezi në janar mund të zbarkojë në Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat