Lazio kthehet me një pikë nga Torino! Hysaj standard, Muriqi zëvendësues

Futboll

Lazio kthehet me një pikë nga Torino! Hysaj standard, Muriqi zëvendësues

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:31
Lazio kthehet me një pikë nga Torino! Hysaj standard, Muriqi zëvendësues

Lazio kthehet me një pikë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Torinon. 

Torino lëshon fitoren nga dora, ndërsa Lazio falë penalltisë shmang humbjen.

Futbollisti Marko Pjaca realizoi në minutën e 76-të për epërsinë e Torinos, por mysafirët barazuan në fund përmes Ciro Immobile, i cili shënoi nga penalltia.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit standard, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua nga minuta 79-të për Lazion. 

Pas javës së pestë në Serie A, Lazio renditet në vend të 7-të me 8 pikë, ndërsa Torino në të dhjetin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat