Rrahmani pati probleme, u godit në fytyrë

Futboll

Rrahmani pati probleme, u godit në fytyrë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:34
Rrahmani pati probleme, u godit në fytyrë

Amir Rrahmani nuk ka mundur të çojë dot deri në fund ndeshjen e sotme të Napolit ndaj Sampdorias.

Kapiteni i Kosovës është zëvendësuar vetëm pak çaste pas fillimit të pjesës së dytë pasi kishte probleme për shkak të tronditjes.  

Në minutën e 36 të sfidës ai pësoi një goditje në fytyrë me top dhe ndeshja u ndërpre për pak çaste derisa lojtari mori veten, por duket se ajo goditje kishte lënë shenjë të futbollisti, edhe pse ai çoi deri në fund pjesën e parë dhe u kthye normalisht në të dytën.

Vetëm 2 minuta pas rifillimit të sfidës, ai u ul në fushë dhe bëri menjëherë shenjë që nuk mund të vazhdonte më, me sa duket duke pasur marramendje si pasojë e asaj goditje.

Ai u largua vetë nga fusha e lojës, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, që pritet të bëjë teste më të hollësishme për lojtarin pas kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat