Sportistja vdes në operacion gjatë lindjes

Futboll

Sportistja vdes në operacion gjatë lindjes

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:53
Sportistja vdes në operacion gjatë lindjes

Futbolli italian tronditet nga lajmi tragjik i vdekjes së gjyqtares 27-vjeçare, Marika Galicia.

Gjyqtarja e futbollit vdes gjatë operacionit cezarian në Spitalin San Paulo në qytetin e Savona, raportojnë mediat italiane.

Marika konsiderohej si një nga gjyqtaret më premtuese në Itali.

Të dhënat nga spitali thonë se Galicia kur u pranua, nuk kishte probleme.

Gjendja e pacientes papritmas u përkeqësua gjatë operacionit cezarian.

Marika Galicia filloi të referoj në moshën 16 - vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat